×
  • Show Time
  • Show Time

    Komedianja amerikane merr shembull Kosovën: Në 13 vite shtet kanë zgjedhur dy gra presidente

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 10:53

    Ditë më parë në Los Angeles është mbajtur festivali i komedive “Netflix Is A Joke”, ku emra të njohur të artistëve amerikan kanë prezantuar punën e tyre dhe kanë mbajtur fjalime.

    Në mesin e tyre ishte edhe komedianja, producentja dhe prezantuesja e njohur, Michelle Wolf e cila u prezantua në shfaqjen “Bill Burr Presents: Friends Who Kill”.

    Wolf gjata shfaqjes ka kritikuar hapësirën që iu është dhënë gjinisë femërore në qeverisjen amerikane dhe për atë se si Kamala Harris është femra e parë zëvendëspresidente e ShBA-ve.

    Michelle në fjalimin e saj ka marrë shembull Kosovën, që për 13 vite si shtet i pavarur tashmë ka patur dy femra presidente.

    “Amerika është ndoshta vendi i fundit që ka femra në qeverisje, ajo madje nuk është as udhëheqëse, ajo mund të jetë vetëm nëse Biden fle më gjatë, Kosova është e pavarur prej 13 vitesh dhe deri tani kanë patur dy femra presidente”, ka thënë ndër tjera Wolf.

    Kujtojmë që femra e parë presidente në Kosovë u zgjodh Atifete Jahjaga e cila udhëhoqi shtetin nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa aktualisht në krye të vendit është një tjetër femër, Vjosa Osmani nga prilli i vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!