Ky vit padyshim që do jetë i këngëtares së famshme, Dhurata Dora.
Ajo është kujdesur që të sjellë shumë hite, me anë të të cilave po kërkohet jashtëzakonisht nga publiku shqiptar për mbrëmje muzikore.
Gjatë këtij sezoni veror me publikimet në rrjetet sociale shohim që artistja në çdo vend ku po merr pjesë salla po mbushet ‘full’ me pjesëmarrës ndërsa atmosfera po ‘shpërthen’ nga performanca e saj.
Edhe pse tejet e angazhuar, diva e muzikës po kujdeset që të lansojë edhe projekte të reja me të cilat po e ‘godet’ tregun muzikor.
Kujtojmë që Dhurata është ndër të vetmet artiste që ka sjellë duete të shumta me artistë me famë botërore, si hiti me Soolking ‘Zemer’ e cila është një super-hit.
Gjithashtu ka lansuar projekte edhe me të famshmit si INNA, Luciano, JAY1, Stteflon Don, Bausa dhe së fundmi projektin me RAF Camora të titulluar ‘Palma’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.