×
  • Show Time
  • Show Time

    Koncerti i Malumës në Tiranë shtyhet për një tjetër datë

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 14:07

    Organizatorët e koncertit të Malumës në Tiranë kanë dhënë një datë të re.


    Koncerti Malumës në Tiranë i cili ishte planifikuar të mbahet në shtator pas anulimit në muajin Mars, është shtyrë sërish njoftojnë organizatorët, shkruan lajmi.net.

    Ata me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale kanë bërë të ditur, se koncerti është planifikuar të zhvillohet në muajin qershor të vitit 2021.

    Njoftimi i organizatorëve:

    Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19. Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit. Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty Ëorld Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane. Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021. Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021. Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja! Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!