Është konfirmuar data për American Music Awards.
ABC dhe Dick Clark Productions kanë njoftuar se megjithatë do të mbahet edicioni i sivjetmë i American Music Awards (AMA).
Siç transmeton Variety, në njoftimin e tyre është bërë e ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të fillojë më 22 nëntor 2020.
Edhe pse është konfirmuar data e mbajtjes së evenimentit, akoma nuk është sqaruar formati i edicionit të sivjetmë të AMA, si edhe nëse do të ketë apo jo publik, transmeton telegrafi.
Njëherësh është konfirmuar edhe data e publikimit të listës së nominimeve që do të ndodhë në muajin tetor të këtij viti.
Në vitin e kaluar të American Music Awards triumfoi Taylor Swift me gjashtë çmime (29 në total gjatë karrierës) duke tejkaluar edhe rekordin e Michael Jackson (i cili kishte fituar 24 çmime gjatë karrierës).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.