×
  • Show Time
  • Show Time

    Konfirmohet zyrtarisht banori i parë i Big Brother VIP Albania 3, është moderator shumë i njohur nga Kosova

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 14:52

    Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri e Kosovës, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë i Big Brother VIP Albania 3. 

    Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur.

    Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.

    Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës. Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!