×
  • Show Time
  • Show Time

    Konkurrentja e It’s my love “shpërthen” në akuza ndaj Valon Malokut

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 20:57

    Konkurrentja e “It’s my love”, ka hedhur akuza në drejtim të moderatorit Valon Maloku, i cili mori drejtimin e emisionit pasi pa se kishte shikueshmëri në Youtube.


    Konkurrentja Qendresa Murtezi, duket se është larguar nga emisioni, ndërsa në një lidhje live në Instagram ka akuzuar drejtuesin e emisionit.

    Qendresa në Instagram ka treguar se Valon Maloku i kishte premtuar pagesë dhe se do t’i gjente një vend pune asaj vetëm që të merrte pjesë në emision.

    Ajo thotë se drejtuesi i emisionit e ka paguar vetëm atë 30 euro për një episodë të emisionit, ndërsa punë nuk i ka gjetur kurrë.

    Ajo ka treguar edhe një rast kur kishte shkuar tek familja e saj në Ferizaj, pasi babai i saj ishte sëmurë, ndërsa Valon Maloku, i kishte kërkuar të vinte në emision edhe pse e dinte për situatën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!