×
  • Show Time
  • Show Time

    Konkurrentja e “Për’puthen” tregon nëse është në lidhje me Atdheun

    Reporteri
    25 Dhjetor 2021 | 7:53

    Mbrëmë gjatë puntatës së “Për’puthen” u transmetua takimi i Efit me Samiun. Bruno ishte ai, i cili u përmend gjatë këtij takimi dhe i cili duket tepër i revoltuar në lidhje me Efin.

    Ai i përmendi asaj, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë fotot e saj që qarkullojnë me Atdheun.

    Bruno: Më vijnë mesazhe e gjëra, që nuk më pëlqejnë.

    Efi: Ti duhet të më pyesësh mua nëse ke interes…

    Bruno: Nuk më intereson. Po pse duhet të më vijnë?

    Bora: Po ç’faj ka Efi se të vijnë ty mesazhe?

    Bruno: Jo, jo ju s’po e kuptoni.

    Efi: Meqënëse nuk të intereson, mos dëgjo, mbylli veshët, e vlerësoj Samiun dhe të tjerët që pyetën dhe nuk rrinë ta diskutojnë me njëri-tjetrin, se kjo gjë duhet diskutuar me mua, përderisa jam unë e përfshirë.

    Arjani: Çfarë situate është kjo? Që Efi ka njohje jashtë.

    Sami: Po, me një ish-konkurrent po kemi dhe miqësi se dhe unë kam miqësi me ish-konkurrent. S’ka ndonjë gjë.

    Bora: Mund ta sqarosh, Efi.

    Efi: Ajo çfarë ju keni parë ka qenë një rastësi. Para se të vija në Prime, kam qenë duke u veshur te dyqani dhe personi në fjalë ka qenë aty. Nuk e kam atë tipin t’i kthej njerëzve kurrizin kur më përshëndesin. Hera e parë që e takoj.

    Atdheu gjithashtu ka thënë se Efin e ka thjesht shoqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!