Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije me anë të një statusi në rrjete sociale i ati i tij, artisti Ilir Shaqiri.
“Mrekulli! Sot Alteu është bërë me një vëlla! Lulja dhe Korabi u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë Arb Shaqirin, nipin tim të mirë!”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, vetë Korabi ka reaguar duke publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar: “Mirë se erdhe në jetë ARB SHAQIRI ” Urimet për ardhje në jetë të djalit kanë qenë të shumta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.