×
  • Show Time
  • Show Time

    Koreografi tregon çfarë ndodhi pas ‘sherrit’ me Elvanën: Më shkruajti menaxheri i saj

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 12:55

    Një nga lajmet më të bujshme ka vitin 2019 ka qenë ai i koreografit të mirënjohur Tan Brama dhe këngëtares së dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata.


    Brama, u shpreh se Elvana ishte xheloze për artistet e tjera, dhe arsyeja pse përjashtoi nga trupa e saj ishte pasi e pa të performonte me Kidën.

    Por në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku në emisionin e saj Glamour Zone në TV ORA, Tani zbuloi se cfarë ndodhi, pas bujës mediatike.

    Ester Bylyku: A të kontaktoi Elvana pas bujës mediatike?

    Tan Brama: Pasi më hoqi nga Instagrami unë e bllokova. Më pas më shkruajti menaxheri i saj dhe i thash që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thash kështu ndodhi dhe kaq.

    Ester Bylyku: Po më vonë, u përpoq Elvana të të bllokonte punën tek artistët e tjerë?

    Tan Brama: Jo, Elvana nuk është vajzë e tille.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!