Kim Kardashian ka lajmëruar se ka mbyllur përkohësisht brendin e saj të kozmetikës KKW Beaty do të “mbyllet përkohësisht” për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Brendi i kozmetikës të Kim Kardashian, “KKW Beaty” do të “do të mbyllet përkohësisht” pasi që qendra e saj po i përmbahet pandemisë së koronavirusit.
Në një postim që ajo e ka shpërndarë në Instagram dhe Twitter të hënën në mëngjes, ajo ka shkruar se qendra është mbyllur pasi kështu “ka urdhëruar distrikti për shëndetësi në Kaliforni”, një masë që është paraqitur nga guvernatori Gavin Newson, e që bëhet për ta ndaluar shpërndarjen e virusit.
“Derisa kjo mbetet një kohë e vështirë për të gjithë ne, ne jemi nxitur nga mbështetja e mahnitshme e tërë komunitetit dhe do të dëshironim që t’ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin e juaj për këtë kohë”, ka shkruar ajo në postimin që e ka shpërndarë në faqen e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.