×
  • Show Time
  • Show Time

    Krijohet edhe çifti i tretë në shtëpinë e Big Brother VIP?

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 14:14

    Pas Sarës me DJ PM, dhe Donaldit e Beatrixës, një dyshe tjetër që ditëve të fundit janë parë shumë të afërt kanë qenë Dj Dagz dhe Einxhel Shkira.

    Ani pse, për dallim nga dy çiftet tjera, Dagz dhe Einxhel po i shkojnë njohjes së tyre me hapa më të ngadalshë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Të dy kanë dy ditë që u ka ngelur hatri mes vete, derisa në orët e para të mëngjesit, Dj PM dhe Donald Veshaj kanë folur për ta, duke thënë se ata vërtetë pëlqehen shumë.

    Madje PM shton se Dagz të gjitha të dashurat e tij i ka pasur me karakter krejt ndryshe nga Einxhel, kanë qenë më të buta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!