Krijuesi i serialit më të komentuar të Netflix “Squid Game” tha se presidenca e Donald Trump ishte një nga ndikimet që nxiti publikimin e serialit.
Regjisori koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, u shpreh se i konceptoi idetë për serialin në vitin 2008 gjatë krizës financiare globale. Në atë kohë, nuk kishte shumë interes për premisën e çuditshme të “Squid Game”, tha ai për IndWire.
Pastaj nisi bumi i kriptomonedhës, rritja e gjigantëve të teknologjisë dhe presidenca e Trump. Me këto zhvillime të mëdha globale gjatë 10 viteve të fundit dhe ndryshimet në mënyrën se si shfaqja mund të shpërndahet tek audienca, Dong-hyuk tha se ndjeu që ishte më në fund koha e duhur.
“Unë mendoj se ai i ngjan një prej VIP-ave në lojë,” tha për Trump. “Është pothuajse sikur ai po drejton një shfaqje lojërash, jo një vend, si t’u japë njerëzve tmerr. Pasi të gjitha këto çështje ndodhën, mendova se ishte koha që kjo shfaqje t’i prezantohej botës.”
Personazhet VIP në serial janë njerëz anonimë super të pasur që shohin dhe vënë bast mbi garën, në të cilin qindra njerëz me borxhe dhe të zhytyr në probleme luajnë versione vdekjeprurëse të lojërave për fëmijë për para. Lojtarët vriten kur eliminohen nga gara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.