Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është bërë baba për herë të shtatë.
Bashkëshortja e tij, Carrie, të enjtën ka lindur një vajzë në një spital në qendër të Londrës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Johnson tani është baba i shtatë fëmijëve, por jo të gjithë janë të një nënë.
Ai ka katër djem me gruan e tij të dytë, Marinën si dhe një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore që kishte pasë në vitin 2009.
Bashkë me gruan që ka tash, Carrie, Boris ka një djalë të moshës një vit e gjysmë, Wilfred dhe të enjtën u ka lindur dhe një vajzë./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.