Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së.
Situata e Kuvendit të Kosovës është tensionuar pas deklaratave lidhur me Gjykatën Speciale, deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, shkruan lajmi.net.
Seancën e Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar deputetët e LDK-së dhe PDK-së ndërsa gjatë daljes nga seanca ka vazhduar tensionimi i situatës, në mes të deputetit të PDK-së Hajdar Beqa dhe atij të LVV-së, Besim Muzaqi.
Deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “Kryt ta heki”. Kësaj fjale i ka reaguar Capital T me një pyetje nga teksti i projektit të tij të fundit muzikor ‘Rushe’.
“Edhe sa”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij në storien në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.