Aurora Susuri- Gunga, deri më sot figura kryesore e lajmeve në KTV, është larguar prej këtij mediumi.
Sipas burimeve të Gazetës Online “Reporteri.net, Susuri do t’i bashkohet një televzionit të ri.
Moderatorja ka kohë që ka qenë pjesë e KTV’së dhe është ndër më të njohurat në rolin e saj në Kosovë.
Ajo ka qenë për vite zëri i këtij mediumi, saktësisht prezantuese e lajmeve.
Kujtojmë se kjo është një prej largimeve të fundit. Kohë më parë nga KTV, u larguan edhe Adriatik Kelmendi, Xhemajl Rexha e shumë gazetarë të tjerë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.