Dafina Zeqiri, sot ka publikuar këngë në bashkëpunim me Bruno dhe Klajdi Haruni të quajtur Xhane Xhane. Por, ajo që bie në sy është kopjimi i spotit.
Dafina Zeqiri, në videoklipin që ia ka realizuar Entermedia, duket krejt si këngëtarja e njohur Beyonce, në videoklipin e këngës Hymn for The Weekend me të famshmit, Coldplay, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Por, bie në sy edhe tërë videoklipi me ngjashmëritë që ka me klipin e këngës së njohur botërisht, publikuar vite më parë nga dy yje global.
Ndryshe, Dafina Zeqiri këtë vit ka qenë shumë aktive, derisa ka publikuar bashkëpunime të ndryshme me këngëtarë.
Shikojini videot e këngëve të publikuara nga Dafina Zeqiri, dhe atë të Beyonces me Coldplay, dhe binduni vet për ngjashmëritë!