×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kur të dilni e kuptoni a jeni për njëri-tjetrin”, Bora Zemani lëshon edhe një deklaratë të fortë për Donaldin dhe Beatrixin?

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 19:40

    Sot në Përputhen, Bora Zemani i është drejtuar konkurrentëve duke ju thënë se brenda programit ata nuk mund të arrijnë siguri të plotë ndaj njëri-tjetrit.

    Moderatorja e emisionit është shprehur se aty kurrë nuk do jenë të sigurt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Mendoj që brenda këtij programi kurrë nuk mund të arrini siguri 100%. Këtu ju njiheni, kuptoni që keni ndjesi, simpati, gjithçka tjetër. Në momentin që dilni dhe e shijoni lidhjen tuaj, vetem aty e kuptoni nëse jeni për njëri-tjetrin, brenda këtij presioni asnjëri prej jush nuk është i aftë të kuptojë se gjithçka është mirë”, tha Zemani, e cila u duartrokit nga të gjithë.

    Ndryshe, mes Borës dhe Donaldit u kris gjithçka kur ai shprehu pëlqimin ndaj Beatrixës dhe se sipas aktorit Veshaj ai bëri atë që ndjeu, pasi me Borën kishte shumë probleme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!