Përveç muzikës, duket se 35-vjeçari, Gold Ag nuk lë anash as studimet.
Reperi ka nisur studimet në njërin nga kolegjet private në Kosovë, derisa si degë ka zgjedhur gazetarinë dhe komunikimin masiv, shkruan Reporteri.net.
Në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një fotografi brenda ambienteve të kolegjit ku ai po studion.
“Viti i dytë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke konfirmuar kështu se ka kryer me sukses vitin e parë.
Theksojmë se si Gold Ag, poashtu edhe artistët tjerë ende nuk po mbajnë koncerte, pasi ato vazhdojnë të mos lejohen me aplikimin e masave të marra, derisa kanë zgjedhur që jasht kufijve të mbajnë ahengje e koncerte të ndryshme./Reporteri.net/
