Violetë Kukaj është një nga emrat që është komentuar gjatë në media për pamjen e saj.
Ndjekësit e në rrjete sociale e kanë akuzuar këngëtaren 52-vjeçare se ka kryer ndërhyrje të shumta kirurgjike në fytyrën e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tani është publikuar një fotografi e rrallë e saj, ku vihet re qartë ndryshimi drastik që artistja ka pësuar, siç janë mollëzat e dhëmbët.
Përveç pamjes, Violetë Kukaj ka qenë mjaft e përfolur edhe për ndarjen nga bashkëshorti i saj, por që ajo zgjodhi që të mos fliste asnjëherë sa i përket kësaj pjese.
Në muzikë, Violetë Kukaj është aktive me projekte muzikore, si dhe është emër mjaft i kërkuar në dasma e ahengje familjare, ani pse ka dy muaj që janë ndaluar të mbahen në Kosovë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.