×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”? Arbana Osmani thyen heshtjen

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 16:25

    Një javë më parë u raportua se “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, këtë herë jo në versionin klasik por me personazhe publike.


    Ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet te publiku është se kush do e moderojë këtë format.

    Si fillim, burime për “Kryefjala.com” bën të ditur se prezantimi i “Big Brother VIP” i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën.

    Ndërkohë, pak ditë më parë “Gazeta Panorama” njoftoi se ky format i është besuar në fakt Luana Vjollcës pas suksesit të saj emisionin e “Shiko Kush LUAN”.

    Teksa të gjithë janë konfuzë dhe kuriozë të mësojnë se cila prej dy moderatoreve do e prezantojë “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka thyer më në fund heshtjen.

    Ajo ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të jetë ajo prezantuesja e reality show dhe i lutet të tregojë të vërtetën.

    “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti,” është përgjigjur Arbana.

    Megjithatë, a ishte kjo një shenjë konfirmimi nga ana e moderatores së “Dua të të bëj të lumtur”? Kjo mbetet për t’u parë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!