×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush do të jetë James Bondi i ri

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 12:40

    Edhe një herë kanë nisur spekulimet se cili aktor do të marrë rolin e James Bondit, pas raportimeve se aktorit britanik Aaron Taylor-Johnson i është ofruar roli, raporton BBC.

    Gazeta britanike “The Sun”, ka raportuar se aktorit të filmave “Kick-Ass” dhe “Marvel”, zyrtarisht i është ofruar roli i agjentit 007 që deri më tani është luajtur nga Daniel Craig, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ai u largua në vitin 2021 pasi luajti në pesë filma për më shumë se 16 vjet.

    Filmi i ardhshëm i Bondit do të jetë i 26 pas “No Time to Die”.

    Taylor-Johnson së fundmi ka thënë për revistën “Numero” se është i joshur nga njerëzit që e shohin atë në këtë rol, kur është pyetur për thashethemet se i është ofruar roli i Bondit.

    Një prej emrave ishte edhe Henry Cavill, i cili mendohet se është në listën e aktorëve.

    Gjatë vitit 2020 kishte deklaruar se do t’i pëlqente të luante atë rol.

    Më parë janë përmendur edhe aktorët Tom Hardy, Idris Elba dhe Chris Evans.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!