×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush ishte Matthew Perry, ylli i serialit ‘Friends’

    Reporteri
    29 Tetor 2023 | 11:23

    Matthew Perry lindi në Williamstoën, Masaçusets, u rrit në Ottava, Ontario, ku u bë një lojtar tenisit në moshë të re. Mirëpo, kur u shpërngul në Los Angeles tek babai i tij i cili po ashtu ishte aktor, John Bennett Perry, ai u interesua më tepër për aktrimin.

    Morri pjesë në drama shkollore, derisa e kreu shkollën e mesme dhe vijoi fakultetin në Kalifornia e Jugut.

    Karrierën e aktorit të vërtetë e filloi në serialin televiziv ‘Second Chance’, ku edhe e kishte rolin kryesor.

    Më pas Perry u shfaq në filma tjerë shumë të suksesshëm si The Whole Nine Yards, Fools in Rush, She’s Out of Control etj.

    Si shumë aktorë të tjerë edhe ai e pati kulmin e karrierës së tij në serialin televiziv ‘Friends’ ku ai luante krahas Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow.

    Kur e pranoi rolin në Friends, nuk ka pasur famë, prandaj edhe pa e lexuar mirë skenarin, e ka pranuar rolin tek ky serial televiziv. Me rolin e Chandler Bing në këtë serial, ai fitoi famë të madhe.

    Ky serial ia hapi dyert, duke marrë oferta nga regjisorë të njohur, sikurse regjisori i filmit ‘The Whole Nine Yards’.

    Aq i suksesshëm ishte film, saqë u realizua edhe pjesa e dytë e tij, The Whole Ten Yards.

    Fatkeqësisht Matthew Perry humbi jetën ditën e djeshme pasi u gjet i mbytur në jakuzin në shtëpinë e tij në Los Angelos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!