×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush janë katër finalistët e Big Brother VIP Albania sipas Bledi Manes

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 19:12

    I ftuar sot në “Wake Up”, Bledi Mane u shpreh se banorët që e meritojnë vërtet finale janë padiskutim Olta dhe Luizi, ndërsa dy tjerët që mund të shkojnë “zvarrë-zvarrë” sipas tij, janë Kristi dhe Deamishel.

    “Dyshja e pashmangshme Luizi Olta shkojnë në finale, besoj se zvarrë-zvarrë edhe Kristi dhe Dea. Dea është një “vrasëse” në sensin e lojës, të vret me fjalë, është e kalkuluar dhe po “zvarrë-zvarrë” e shoh edhe në finale”. Është e vetmja aty që ka bërë që Luizin ta nxjerrë nga vetja. Kristi nuk do njeri o njerëz, do pasqyrën dhe babain e vetë.

    Qetsori në BB është si të më fusësh edhe njëherë mua në klasë të parë, ashtu më duket mua. Kiara është një vajzë shumë e mirë, por aty nuk ishte për lojë, ishte vetëm për famën. Ajo nuk ishte vetëvetja. Në lidhje me marrëdhënien me Luizin, nuk i shoh bashkë, janë dy karaktere komplet të kundërta.

    Aty brenda nuk ka dashuri, ka vetëm hipokrizi. Shkencërisht ne nuk mund të rrimë të imponuar, 2-3 ditë mund të shtiren, pastaj janë vetëvetja. Ata që po shihni aty brenda, ata janë edhe jashtë, lërë ç’thonë i bëjmë për lojë”, tha Mane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!