×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush tradhtoi i pari? Totti sqaron pse u nda nga Ilary Blasi: I gjeta mesazhe …

    Reporteri
    11 Shtator 2022 | 14:01

    Ndarja e çiftit Frencesco Totti-Ilary Blasi bëri shumë bujë për shkak të aludimeve për tradhti nga të dyja palët.

    Ish-kapiteni i Romës ka qenë i pari që ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të sqarojë një herë e mirë se si qëndron e vërteta në gjithë këtë histori.

    Në një rrëfim për “Corriere della Sera”, Francesco Totti ka treguar s enë fakt nuk ka qenë ai që ka tradhtuar i pari dhe që ka qenë arsyeja e divorcit.

    “Nuk isha unë ai që tradhtova i pari”, argumenton fort ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij, pasi thashethemet për lidhjen e Ilarit me një burrë tjetër i kishin rënë në vesh disa muaj më parë. Duke u ndalur te lidhja e tij e re me Noemi Boçhi, Totti tha se kishin qenë miq si fillim.

    “Pas Vitit të Ri”- konfirmon Totti – “u bë histori dhe u konsolidua në mars 2022”.

    Me Ilaryn shpjegon Totti “ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur për disa kohë”.

    Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur në restorant për të heshtur thashethemet e ndarjes, ai pranon se ishin bërë se për të shpëtuar martesën.

    “Ne u përpoqëm pak, por jo plotësisht. Askush nuk donte të provonte asgjë më shumë. Le të themi se nuk ishte dhe nuk është një përpjekje e madhe.”, tha ai.

    “Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”.

    Dhe shton: “Nuk kisha spiunuar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk ia përmend.

    “Mos më lejoni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër.

    Për fëmijët kërkova një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova Ilaryt që të mendonim për fëmijët. Mendova t’ua linim shtëpitë fëmijëve dhe të shkonim secili 3 ditë me radhë që ata mos të ishin me valixhe nëpër duar. Por Ilary tha ‘jo’. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një tjetër.”, pohoi Totti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!