×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është çifti më i ri në Hollywood

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 8:24

    Këngëtari Harry Styles dhe aktorja e regjisorja Olivia Wilde, janë çifti më i ri në Hollywood.


    “People” raporton se dyshja u panë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë dasmës së një miku, ku nuk kursyen edhe puthjet e përqafimet në publik.

    Këngëtari po punon me filmin e Wilde, “Don’t Worry Darling”, dhe mendohet se është pikërisht sheshxhirimi që i ka njohur dhe bërë bashkë.

    Miqtë e tyre thonë se çifti janë shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, por duan ta kalojnë këtë periudhë larg syve të publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!