×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është dokumenti përmes të cilit Morena Taraku përvetësoi veturën “Bently” që u raportua të jetë e vjedhur

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 21:44

    Këngëtarja Morena Taraku, ishte përfshirë në një sërë skandalesh me veturën “Bently” që ajo e kishte blerë në Gjermani e që më pas kishte rezultuar të jetë evjedhur.


    Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë dokumentin me të cilin dyshohet se ajo kishte futur në Kosovë veturën e saj “Bently” pa paguar asnjë cent. Ajo me anë të këtij dokumenti kishte arritur ta dëshmonte se vetura është në pronësi të saj.

    Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se pagesa prej 235 mijë eurove do të kompensohet me anë të reklamimit nga Morena Taraku, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk bëhet deri në vitin e ardhshëm, atëherë duhet të kryhet pagesa.

    “Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali në të cilin figuron data e 14 tetorit të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!