×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky ishte mashkulli me të cilin u fotografua Ledjana në Kosovë

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 11:11

    Ledjana u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.


    Portali “Indeksonline” publikoi mbrëmë fotografi të saj në makinë me një mashkull misterioz.

    U tha pamjet janë shkrepur në një pikë derivatesh në Mitrovicë. Por kush është mashkulli në fjalë dhe çka e lidhë me Ledjanën?

    Prive.al, ju sjell, si gjithmonë, të vërtetën!

    Personi në fjalë është një mik i Ledjanës me origjinë nga Turqia. Ai quhet Onur dhe me profesion është frizer.

    Së fundmi, Onuri, me të cilin Ledjana bashkëpunon sa i përket imazhit të saj, në Tiranë është në përgatitje të hapjes së sallonit të ri të bukurisë në Mitrovicë, ku Ledjana si imazh do të jetë e ftuar në hapje.

    Mes dyshes nuk ka as më shumë e as më pak se miqësi dhe bashkëpunim profesional.

    Mister mbetet nëse Ledjana është në një lidhje të re apo jo, mirëpo sa i përket Onurit – nuk ka asgjë të fshehtë e as të pasqaruar nga tani e tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!