×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky reper shqiptar i ka vënë flakën skenës greke

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 14:25

    Me siguri që një numër i madh i kërkimeve në YouTube vjen nga kureshtja. Sidoqoftë, Sin Boy po bëhet një emër i madh në muzikë në Greqi për momentin, kryesisht për të rinjtë.


    Hibridi i tij i muzikës rap i quajtur “kurthi” karakterizohet nga zëra të vështirë për t’u kuptuar, këngë të kënduara me një lloj përtacie për shkak të përdorimit të ritmit komputerik edhe pse është shumë popullor për momentin.

    Sin Boy apo Augustin Gega u lind në Athinë nga prindër shqiptarë në gusht 1994.

    ”Edhe Greqia edhe Shqipëria janë atdheu im”, ka deklaruar ai në televizion.

    Edhe pse ka shprehur dashurinë e tij për Greqinë, Sin Boy ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë nënshtetësinë greke. Qytetarët grekë duhet të kryejnë shërbimin ushtarak dhe Gega thotë se kjo do të privonte adhuruesit e tij nga muzika që ai kompozon. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer disave.

    Sin Boy filloi të hidhte këngët e tij rap në YouTube në 2015. Dy vite më vonë ai nënshkroi një kontratë me Heaven Music. Dhe që atëherë rruga drejt majave ka qenë e lehtë./ATA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!