Kylie Jenner dhe Travis Scott duan të bëhen prindër për herë të dytë, por 21-vjecarja nuk është në pritjen e ëmbël.
Pati shumë spekulime që nga ditëlindja e Khloe Kardashian ku dëgjoheshin zëra që flisnin për shtatzëni. E gjitha kjo mjaftoi që lajmi të pushtonte faqet rozë.
Burime pranë miliarderes më të vogël në botë kanë konfirmuar për E! se spekulimet janë të rreme.
Ndërkohë, Kylie dhe Travis duan që ta bëjnë vogëlushen e tyre me motër ose vëlla deri vitin 2020.
Por për momentin, Stormi do të jetë qendra e vëmendjes në familjen e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.