×
  • Show Time
  • Show Time

    “La Casa de Papel” ia kalon “Game of Thrones”, është seriali më i shikuar në botë

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 18:15

    La Casa de Papel është seriali më i shikuar në botë. Lajmi është bërë zyrtar falë një studimi të kryer nga Parrot Analytics, kompani e specializuar në fushën e nxjerrjes së të dhënave në shikueshmëri për sa i përket përmbajtjeve telvizive dhe multimediale në të gjithë botën.


    Pra “El Professor” dhe banda e tij konfirmohen fenomeni televiziv i momentit në të gjithë rruzullin. Dhe për më tepër në datë 14 maj do të botohet edhe libri.

    Sipas Parrot Analytics nga 3 deri në 5 prill La Casa de Papel 4 është kërkuar 31,75 herë më shumë në nivel global se sa seriale të suksesshëm si Game of Thrones, The Walking Dead, Brooklyn Nine-Nine dhe Westworld.

    Efekti karantinë ka ndikuar sigurisht edhe në shpejtësinë me të cilën përdoruesit kanë parë episodet e reja, kjo është arsyeja pse, me siguri seriali, në javën nga 30 Mars deri në 5 Prill, gjithashtu u rendit në vendin e parë të klasifikimit The Binge Report i përpiluar nga TV Time, një aplikacion që ruan gjurmët e episodeve që janë parë.

    Sipas të dhënave të publikuara, seriali është parë në binge watching, pra një episod pas tjetrit, nga qindra përdorues duke arritur në 16.75% në binge session (mbi katër ose më shumë episode rresht në një ditë të vetme). Një rezultat i jashtëzakonshëm, veçanërisht duke marrë parasysh që u arrit në vetëm dy ditë.

    Një tjetër kuriozitet për La Casa de Papel 4 ka të bëjë me popullaritetin e tij jashtë Spanjës: në tre ditët e para të publikimit, seriali tërhoqi më shumë publik në Filipine, Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Itali. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që në tokën amtare seriali ishte gati të anulohej pas sezonit të parë.

    Ndryshe, autori italian Magazzini Salani do të botojë enigmën e profesorit në 14 maj, librin e parë zyrtar të marrë nga seriali televiziv, i cili nuk ka asnjë lidhje me atë që është parë në Netflix. Kushtuar peripecive të Profesorit, libri është një histori paralele, e cila tregon (pjesërisht) të kaluarën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!