Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri që tash e sa kohë është duke deklaruar se koronavirusi nuk ekziston, sot e ka lidhur pandeminë me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.
Tahiri në Facebook ka shkruar se si është e mundur që në Kosovë të dalin kaq shumë raste me COVID 19.
Sipas tij, kjo mund të ketë qëllime të ndryshme, derisa, atë e lidhë edhe me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.
“Pastaj ata që dalin negativ ose pozitiv, pse me i tregu rastet në popull tu e dit që e traumatizoni popullin kjo më brengos, se sikur ta kishin pasur Sidën( Virusin Hiv) kurr nuk i kishin treguar rezultatet”, ka shkruar Tahiri.
Shkrimi i plotë:
Pêrshendetje!
Unë edhe mund të gaboj të dashur qytetarë, edhe mund ta kuptoj që ka ndonjë virus, por si ka mundesi qê virusi atje ku e kishte zanafillen mbetet me aq popull 1 Milardë e më shumë vvetem me katër raste, ndersa në Ferizaj me 170-78 raste dhe në tërë kosovën me mbi 200 mijë raste, pastaj 30 raste të sheruara!
Pasha besën, diqka e madhe do të ndodh dhe këtu mund të ketë qellime të mdhaja që popullata nuk mund ti kuptoj kurrë, ndoshta dhe marrveshja Kosovë Serbi, e duhet dyqysh me e shperla trurin duke e shikuar veten dhe familjen e mos me u marrê me Veri apo Asociacion Komumash..!
Pastaj ata që dalin negativ ose pozitiv, pse me i tregu rastet në popull tu e dit që e traumatizoni popullin kjo më brengos, se sikur ta kishin pasur Sidën( Virusin Hiv) kurr nuk i kishin treguar rezultatet.
Po pres ndoshta më kap dhe mua , ama nuk do ju shqetsojë, se qellimi im është tê japim motiv e jo zhgënjim siq kemi çdo ditë në vendin tonë.
Respekt maximal për mjekët që ballafaqohen siq e di qe janë ballafaquar me leoukemi ku jemi takuar me dhjetra here me ato veshtersi!
Veq lexoni titujt dhe mendojeni vet. ?e pa kapshme kjo situatë!
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.