×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi dhe Dani bëhen bashkë për një duet

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 10:16
    Dy emrat e njohur të muzikës po vijnë me këngë të re.

    Ramadan Krasniqi-Dani dhe Labinot Tahiri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

    Këtë e bëri të ditur Labi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se dueti i tij i radhës do të jetë me Danin.

    Artisti vlerësoi lart karrierën e Danit, ndërsa bëri të ditur se kënga e tyre do të lansohet shumë shpejt bashkë me klip.

    “Faleminderit yll i madh dhe idoli im Ramdan Krasniqi Dani, që ishe në vizitë në konakun tonë.
    Me ne ishin dhe Andi dhe kologu ynë Valoni me të cilin perfundova baladen e re..!

    Respekt për tere karrieren tënde dhe energjine qē ke, sikur të ishe një 30 vjeqar, e sidomos me zanin tënd BRILIANT.

    Dani, të urojmë shendet dhe gjitha te mirat me familje e dashamirē??

    I dashur publik, do ta keni edhe duetin e radhës me Yllin e madh Danin dhe Labi???
    Akoma nuk keni dëgjuar gjë??❤️
    Respekte per te gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë.”

     

    Me anë të një tjetër postimi, Labi bëri të ditur se balada me titull “Hajde thuje kur t’ka dashtë më shumë se unë” u xhirua në ambientet e shtëpisë së tij.

    Mbetet të shihet se çfarë po përgatisin për fansat këta dy artistë të njohur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!