Labinot Tahiri i njohur ndryshe për publikun si Labi, ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Faleminderit për ditët e mira”.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Labi ka postuar këngën e tij të re duke shkruar se nuk ka gjithmonë ditë të këqija, shkruan Reporteri.net
“Kush mendon se ka vetëm ditë të këqija në jetë gabohet, se ka më shumë ditë të mira”, ka shkruar Labi në facebook.
Kujtojmë që Labi për këtë këngë ka bashkëpunuar me Fatmir Mujën i cili i ka bërë tekstin dhe muzikën, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Virusi.
Kjo është kënga e re e tij:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.