Labi ka ironizuar me DJ.
Meqenëse ende nuk ka filluar të interpretojë në mbrëmje muzikore, Labi po shijon nga shtëpia punën e kolegëve.
Së fundi, ai ka postuar një video të dërguar nga një lokal, ku DJ lëshojnë këngën e tij.
Me shaka, ai ua kujton atyre se i kishte mbrojtur kur paguheshin nga 50 euro, ndërsa tani thotë se u erdhi dita.
“Bravo DJ haha, na pa punë e juve ju knaqi Zoti! A e mani mend kur shkrujsha me ju mbrojt e me jau rrit naten qe ju pagujshin ka 50 euro. Qe tash ju ka ardh dita knaqnu. Nejse unë te shpia qëtu tuj u rrezit si shumë të tjerë OOO DJ”, shkruan Labi.
Ndrysh, këngëtari së fundi ka risjellë në shqip coverin e këngës “Hajdi Soyle” të Ibrahim Tatlises.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.