×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi kërkon leje nga Qeveria për të dalë në shesh, do të mbledh para për ta shpëtuar një vajzë

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 22:43

    Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, ka njoftuar se ka shkuar në Gjermani për vizitë familjare.


    Por ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i gatshëm të prish pushimin e tij dhe të kthehet në Kosovë nëse Qeveria Hoti i jep leje për të dalë në shesh, që të mbledh para për ta shpëtuar 24-vjeçaren Leonita Ibrahimi e cila vuan nga leukemia akute, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të dashur njerëz! Gjindem në Gjermani, erdha të vizitojë familjarë e miq, por mbi të gjitha vendin që kalova dikurë rininë time Duseldorfin si Azilant!

    Sot jam ardh me veturë, por dikurë në 1996 me kembet e mia duke kaluar male e rrugë deri në Munchen!

    Kêrkesa për të shpëtuar këtë vajzë pas dorës së Zotit është e mundur kështu;

    Nëse MINISTRI DHE QEVERIA ma lejojnë të të dalë në sheshin e Ferizajt, pasiqë që ata po duan të shpetojnë jetë njerëzish me atë orë Policore!

    Nëse kështu vendosêt, unë e prishi pushimin tim dhe nisem nesër për Kosovë që të arrijë pasneser!
    Opsioni tjetër është; ku nese nuk më lejojnë, i kërkojmë MINISTRIT SHËNDETESISË t’ia deponojë 200.000 kësaj vajze me e shpëtu!

    CILÊN TË DONI TË DASHUR NJERËZ KËRKOJENI UNË E VENDOSI.

    Arsye pse ju pyes, është pêrshkakse disa harrojnw se sa herë kam lanë familjen e punêt e mia për të berë mrekullitë bashk me juve.

    Me dashuri Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!