×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi nuk solidarizohet më me qytetarët për viza, u rikthehet koncerteve jashtë vendit

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 14:09

    Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri prej kohësh kishte marr vendim që të anulonte pjesëmarrjen në koncertet jashtë Kosovës.


    Labi me këtë gjest kishte deklaruar se dëshiron të solidarizohet me qytetarët e vendit për shkak të mos liberalizimit të vizave.

    Por, këngëtari nga Ferizaj tashmë ka hequr dorë nga revolta që kishte duke iu rikthyer koncerteve në diasporë teksa këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

    “Rrugës për Danimarkë. Mbremje muzikore live”, ka shkruar Labi në një fotografi nga aeroporti.

    Ndryshe, kujtojmë që “Amanet mos m’harro” mban titullin kënga e tij e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!