×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi rrëfen eksperiencën me dy të huaj që e ndalën për autostop, tregon se çfarë u mësoi për Kosovën e Shqipërinë

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 14:32

    Labinot Tahiri së fundi ka rastisur në dy udhëtarë të huaj.


    Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri së fundi ka treguar në Instagram për një eksperiencë të pazakontë.

    Ai u shpreh se teksa ishte duke e mbushur veturën e tij me karburant atij iu afruan dy djemë të rinj të cilvt i kërkuan ndihmë pasi ishin nisur me autostop nga Franca për në Shkup të Maqedonisë.

    Pasi Labi i pyeti se a kishin qenë ndonjëherë në Kosovë apo Shqipëri, ata u shprehën se as nuk e dinin që Kosova ekziston si shtet.

    Labi më pas e kishte marrë vullnetarisht për detyrë që atyre t`u shpjegonte për shtetet shqiptare dhe historinë e tyre.

    Ai u shpreh se tashmë djemtë, njëri hebre dhe tjetri francez, janë informuar për disa gjëra të rëndësishme të cilat i bëjnë shqiptarët krenarë.

    Labinot Tahiri u mësoi atyre gjatë udhëtimit për simbolin e muzikës shqiptare Nexhmie Pagarusha. Për Adem Jasharin se si një komandant lufte i cili ka dhënë për atdheun një familje prej 60 antarësh e për Skënder Beun.

    “Jam njeri që rrezikojë edhe pa e njoftë njeriun! Kur këta dy te rinjë me than se nuk e dim ku është Kosova e Shqipëria, vendosa me i marr me vete dhe me ju tregua aq sa pata mundesi për vendet tona dhe se si shqiptarêt nuk lën në rrugë kush do që i kërkonê ndihmë, pamvaresisht; fesë, kombesise apo kulturës. Pra me mua ishin; Abraham hebrej dhe Tity Francezi?? Ata kanë mesuar gjatë udhetimit për simbolin e muzikës shqiptare Nexhmie Pagarusha! Për Adem Jasharin se si nje komandant lufte ka dhën për atdheun nje familje prej 60 antarë e për Skender Beun!
    Dhe hilet që Evropa e ka lënë nje popull bujar pa vizaaaa, per t’ia plotesuar apetitet Serbisë. Me dashuri Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!