Këngëtari Labinot Tahiri përmes një videoje është shfaqur i revoltuar nga Hungaria, nga ku tha se do të udhëtojë në Gjermani ku do të zhvillojë takime për të realizuar takime për spitalin e leukemisë në të ardhmen.
Ai ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë për të kërkuar test negativ për mërgimtarët që hyjnë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Labi po ashtu ka bërë thirrje që të votohet Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka thënë se personalisht ai nuk do të jetë në Kosovë për të votuar.
“Të dielën votojeni masovikisht Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Mos harroni votoni kë të doni por unë e kam këtë bindje. Duhen ndryshime. Pa ia dhënë mundësinë katër vjet nuk mund të themi që nuk ka bërë asgjë”, shprehet ai në video./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.