×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi shumë i prekur nga vdekja e 24 vjeçares nga Ferizaji: Bëjeni një Spital për leukemi bre dreqi e marrtë

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 20:38

    Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar pas vdekjes së 24 vjecares nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila po trajtohej nga leukemia në Turqi. Ai ka bërë thirrje që të ndërtohet një spital për leukemi në Kosovë, shkruan Reporteri.net.


    Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka falënderuar qytetarët që e kanë ndihmuar.

    “Shpresë patëm shumë. Mora lajmin se Valentina paska ndrruar jetë. Kishim shpresë që nesër a pasnesër të përfundojë e gjitha, por nuk e caktojmë ne fatin. Të dashur njerëz e di që do ta përjetoni rëndë këtë lajm, e di që jeni prekur. Një vajzë e re 24 vjece”, tha Labi.

    Ai tha se i vetmi mobilizim që duhet të bëhet është humanizmi.

    “Qe 20 vjet nuk kemi spital. Bëjeni një. Bëjeni sa nuk ju ka vdek ndonjë anëtarë i familjes bre dreqi e marrtë”, tha ai.

    Sipas tij nuk është e drejtë me kërkua ndihmë familjet.

    “Nuk e di se ku do të shkojë veç thirrja jem është e rëndësishme”, tha Labi.

    Labi është një prej një prej njerëzve që ka ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për shërimin e Valentina Ibrahimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!