Labinot Tahiri publikoi mesazhin që e mori nga Stresi.
Labinot Tahiri përmes një postimi në Instagram, për çështjen e votave tha se po del që është keqpërdorur dhe jo dënuar nga populli, shkruan lajmi.net.
“Pra ata që janë gëzuar për mua duke aluduar se më ka denuar populli, doli dhe po del që unë jam keqëpërdorur ,dhe jo i denuar!
Faleminderit KQZ-së për këto informacione!
Kërkoj që prokuroria dhe organet kompetente ti denojnë komisionerët e till qofshin nga cila do parti!
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, kishte shkruar Labi, i cili nuk i ka arritur votat për t’u bërë deputet.
Në mesin e shumë komenteve, ai pranoi mesazh edhe nga reperi Stresi, i cili i shkruan
“Une e mbeshtes kauzen tende labi sepse prej vitesh vota e lire Po keqperdoret Por ti je missionar I pa dorzuar ndaj jemi me ty vllaqko”.
Këngëtari e postoi në InstaStory këtë koment dhe ia kthen “Faleminderit vella! Do vazhdoj ashtu siq isha i pandalshëm për çdo derë shqiptari”
https://www.instagram.com/p/B3ucmsUB-Rs/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.