×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi vazhdon të mos besojë në virus: Pse nuk vdiq asnjë zyrtar i shtetit nga koronavirusi

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 14:09

    Këngëtari, Labinot Tahiri ende i qëndron prapa deklaratës së tij.


    Së fundi, ka reaguar me disa postime në rrjete sociale për fushatat e mbajtura nga politikanët në të cilat po shkaktohet një grumbullim i madh i njerëzve.

    Reagimi i tij ishte se përse nuk i lejojnë mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve përderisa fushatat po lejohen, lidhur me këtë postim një ndjekës i ka shkruar një mesazh se policia i kanë dënuar vetëm se kanë qenë 10 persona duke festuar ditëlindjen.

    ba“Po de po!! Na kem 10 veta tu festu ditëlindje u dënum ka 35 euro e kur i përmendem këta na qiten jasht policët haj ishalla”, ka shkruar ndjekësi, ndërsa Labi i ka kthyer përgjigje.

    “Mësohuni me luftu padrejtësinë që ua shkakton politika e mbrohuni nga vetvetja juaj gjithmonë me njëri0tjetrin. Dje me polici i varrosnin të dashurit e juaj pa fije mëshire , sot dalin nëpër fushata të njëjtit polic nepër dubime pa asnjë fije mëshire! O njerëz, sot ndoshta ju dukem jo i drejtë por nesër do ta shihni vetë se si do ju trajtojnë . Pa dyshim se një lloj sëmundje ishte që infektonte njerëzit por pse nuk vdiq asnjë njeri shtetëror as në perëndim as tek ne Zoti ju bekoftë Labi”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!