×
  • Show Time
  • Show Time

    Labinot Tahiri tregon pesë punët që do të kryente nëse do bëhej ministër i Shëndetësisë

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 17:02

    Labinot Tahiri javën e kaluar iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti se do donte që ta bënte Ministër të Shëndetësisë, dhe se do të punonte pa rrogë.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se duke qenë se është marrë me raste të shumta të tilla, do punonte edhe pa pagë, nëse Arben Vitia do të bëhej kryetar i Prishtinës, e të lironte pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tani, përmes një reagimi tjetër në Facebook, Labinot Tahiri ka shkruar drisa pika që duhej bërë në Kosovë, sa i përket po kësaj fushe, shëndetësisë.

    Postimi i tij i plotë:

    1). Për tri vite ne mund ta rregullojmë çështjen e ligjit për TRANSPLANT, sepse edhe nëse duam t’i shërojmë rastet me leukemi në Kosovë nuk mundemi aktualisht, e nëse duhet t’i bëhet dikujt diçka transplantim , egziston ama për disa pika, e si fillim ne duhet t’a rregullojmë ligjin e mos të shkojmë në Turqi apo në vendet e tjera të rajonit,

    2). Për dymbëdhjetë muaj e hiç më shumë, asnjë spital në teritorin e Republikës së Kosovës nuk mund të mbetet pa barëra esenciale dhe pa u rregulluar ashtu siç duhet rolet e funksionet në to si institucione përkatëse të shëndetësisë, duke e përfshirë këtu edhe spitalin e Ferizajt në nujë afat rekord, dhe kudo tjetër ku duhet të bëhen spitalet tona, natyrisht me peticion serioz dhe me dëshirën e ekspertëve dhe qytetarëve se ku duhet të vendoset ai spital,

    3). Asnjë prind i qytetarëve të vendit, nuk mbetet pa insulina, të cilët vuajnë nga diabeti; si dhe insulina më e mirë sesa këto që janë aktuale e dim mirë se çfare janë,

    4). Gjithmonë në bashkëpunim me ekspertët e shëndetësisë, ne do t’i kishim realizuar; shitjen e barërave me mundësinë që mund t’a përballojë qytetari, edhe nëse i blen në barnatoret private,

    5). Asnjë qytet i madh, e besa dhe me më pak banorë që janë, nuk do të mbetet me autoambulanca që na i kanë dhuruar si “vitrat”! por ato çfarë duhet t’i kemi e të cilat i meritojmë,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!