×
  • Show Time
  • Show Time

    Lajm i keq për adhuruesit e “Pasioneve të Fshehta”, një nga “vëllezërit” refuzon rikthimin

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 10:41

    Pas disa muajsh spekulime nëse kasti origjinal do të merrte pjesë apo jo në këtë sezon të ri, Telemundo më në fund i ka hequr dyshimet.

    Sipas kompanisë, kasti origjinal tashmë është takuar për të nisur xhirimet e sezonit të dytë dhe ka konfirmuar se Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey janë po ashtu pjesë e këtij sezoni të ri.

    Megjithatë, origjinali “Franco Reyes”, Michel Brown, nuk do të rikthehet në ekran me personazhin e tij.

    Në një intervistë për një medium spanjoll, aktori tha se ‘ai vendosi të mos e bëjë më. Më duket se secili është pronari i vendimeve të tij’.

    Edhe aktorja që u shfaq në rolin e “Pepita Ronderos”, e njohur me emrin e vërtetë si Lady Noriega, nuk do jetë pjesë e sezonit të dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!