×
  • Show Time
  • Show Time

    “Le të jetë albumi i fundit”, reperi i njohur kosovar paralajmëron largimin nga muzika

    Reporteri
    31 Janar 2024 | 10:05

    Besnik Canolli, i njohur me emrin 2po2, ka nisur të merret me muzikë që prej vitin 1994, ku me këngën “S’më pëlqen kjo lojë” mori zemrat e publikut.

    2po2, pas 16 viteve karrierë, nxori në shitje albumin e tij të parë “solo” të titulluar “AUTHENTIC”, i cili që në momentin e publikimit, korri një sukses të jashtëzakonshëm.

    Besnik Aka 2po2 është një ndër artistët që numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij më shumë artistë të skenës shqiptare.

    Dhe pas 30 vitesh karrierë, 2po2 ka vendosur të publikojë albumin e tij të fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se artisti do të heqë dorë nga muzika.

    “1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Besnik Canolli (@besnik2po2)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!