×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledjana merr një dhuratë për Shën Valentin, pendohet dhe e fshin menjëherë postimin

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 20:00

    Në ditën e Shën Valentinit, Ledjana Prenga, ka marrë një dhuratë shumë romantike.


    Kokurentja e “Përputhen” publikoi në Instagram foto të një buqete me trëndafila të kuq, ku në mes ishte formuar shkronja L me lule të bardha. Lulet ishin shoqëruar me një pusullë, ku në një pjesë lexohet: “më mungon”. Mbi foto Ledjana shkroi: “Ndjehem e dashuruar”.

    Mirëpo fotografia qëndroi vetëm 1 minutë në profilin e saj dhe Ledjana e fshiu menjëherë.

    Ai që arriti ta kapte në kohë këtë dhuratë kaq romantike ishte opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj.

    Ky i fundit e ka publikuar foton që ka kapur nga Instagrami i Ledjanës dhe e ka thumbuar konkurrenten përmes një mesazhi në rrjete sociale.

    “Mesazh dashurie në ditën e të dashuruarve dhe dhurata pafund? Kujt i mungon Ledjana sot dhe me kë ndihet e dashuruar? Urime Ledjana, por t’i kishe mbajtur më gjatë fotot pasi ishin të bukura dhe të ndjera”, ka shkruar Meridiani.

    Pak javë më parë Meridiani e akuzoi Ledjanën se ajo ka një lidhje jashtë programit dhe madje për këtë shkak debatoi ashpër me Arjan Konomin.

    Disa javë më parë në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Ledjana ishte e fejuar jashtë emisionit dhe se partneri i saj ndodhej në burg në Belgjikë. Mirëpo konkurrentja e “Për’puthen” i mohoi të gjitha akuzat, duke u shprehur se nuk ka asnjë marrëdhënie që e ka lënë pezull jashtë emisionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!