Pasi bëri një për Poemën dhe një për gjyshin e ndjerë, duket se Ledri Vulës i hynë në qejf tatuazhet. Ndaj, ai vendosi shpejt e shpejt të gdhendë në trupin e tij edhe një tjetër tatuazh, gjithashtu me domethënie si të tjerët.
Kësaj here, reperi zgjodhi të shkruajë në lëkurë titullin e njërës prej këngëve të tij.
“100 probleme” , e publikuar plot shtatë vite më parë në Youtube. Thjesht sepse “100 probleme sun e ndalin”, siç thotë ai në këtë këngë.
Studioja ku Ledri realizoi tatuazhin e radhës ka publikuar foton të cilën Ledri më pas e ka ripostuar, duke i treguar ndjekësve tatuazhin e ri.
Në anën tjetër Ledri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re në bashkëpunim me reperin Majk. Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.