×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledri Vula, “Superstar” i kësaj vere me hite të nxehta

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 15:40

    Ledri Vula apo siç njihet ndryshe si ikona e hip-hopit po vazhdon që të shkëlqejë në skenën muzikore shqiptare.

    Me hitet e tij të reja, ai ka arritur të mbajë vëmendjen e publikut dhe të krijojë një emër të madh në botën e muzikës.

    Kreativiteti dhe talenti i tij po bëjnë që të dëgjohet gjithnjë e më shumë në çdo vend ku ka shqiptar.

    Është e rëndësishme që për më shumë se 1 dekadë në skenë ka arritur të mbajë ritmin dhe dashurinë e publikut afër.

    Sigurisht hitet edhe këtë verë nuk kanë të ndalur duke “bombarduar” me projekte gjigante dhe reperi do vazhdojë të na befasojë edhe me hitet e tij të reja edhe në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!