×
  • Show Time
  • Show Time

    Leonardo DiCaprio i gëzohet kthimit të Vjosës në park kombëtar, publikon foto të lumit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 10:56

    Aktori i mirënjohur Leonardo Di Caprio përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar për të disatën herë në kuadër të mbrojtjes së lumenjve të egër nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.


    Ai e ka sjellë në vëmendje lajmin e mirë që vjen nga Shqipëria sa i përket refuzimit të projektit të digës së Kalivaçit dhe kthimin e zonës në park kombëtar.

    Në shkrimin e tij Di Caprio i bën thirrje kryeministrit të Bosnje Hercegovinës për të mbrojtur lumenjtë nga hidrocentralet.

    “Teksa ne presim që kryeministri dhe qeveria e tij në Bosnje Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e “zemrës blu” të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm prej hidrocentraleve të vogla, ka të reja premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve,” – u shpreh aktori.

    “Në 25 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se projekti i digës së Kalivaçit ishte refuzuar dhe se zona do të bëhej një park kombëtar. Parku kombëtar i Lumit të Egër Vjosa, do të bëhej vendi më i madh në Europë për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra mijëra specie si ngjala europiane e rrezikuar globalisht dhe insektin Vjosa të zbuluar së fundmi,” – u shpreh ai.

    “Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës, ndërkohë që parku mund të bëhej model për strategjinë e biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër.

    Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnje Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të ‘zemrës blu’ të Ballkanit,” – përfundoi shkrimin e tij Leonardo Di Caprio.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!