Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi i është përgjigjur edhe njëherë Labinot Tahirit derisa ky i fundit bëri thirrje për protestë për kufizimin e masave të reja, në veçanti këngëtarëve.
“Labi më keqkuptoi dhe nuk e ka kuptu saktë mesazhin tim, unë kam reagu kur e kam pa thirjen për protest de nuk ka virus e kjo është hajgare më ka prek shumë. Në kohë pandemie kur edhe OBSH jep apet të ruhemi unë mendoje, ti e ke dhënë mendimin tënd e unë timin, s’ka vend për hatërmbetje dhe prandaj u kyqa”, ka thënë Jakupi për TV Dukagjini.
“Edhe ne këngëtarët e kemi ruajt naj parë të vogël sa me e kalu këtë situatë. Unë qe 2 muaj jemi mbyllë me familjen në shtëpi, nuk po dalim”, ka thënë tutje ajo.
Ndryshe, Labinot Tahiri ditë më parë bëri thirrje për protestë dhe ftoi këngëtarët nga estrada për ta bërë një gjë të tillë pas vendimit të ministrit të shëndetësisë se mund të anulohen dasmat e ahengjet e tjera familjare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.