Leonora ka udhëtuar për pushime.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, si shumë prej artistëve të tjerë ka preferuar që gjatë kësaj kohe të udhëtojë për pushime.
Ashtu sikurse shumë prej kolegëve të saj, edhe Leonora zgjodhi Turqinë si destinacion për pushime.
Në fotografitë e para, këngëtarja solli pamje nga vendi ku po pushon, pamje që i filmoi në mëngjes e mbrëmje.
Po ashtu, Leonora nuk preferoi që të tregonte se kush po e shoqëronte në këtë pushim, por supozohet të jetë partneri i saj.
Kujtojmë se Leonora Jakupi kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por është përkushtuar më shumë në jetën private.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.